Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

21 Qershor 2024, 07:16 Nga N.F
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e premte mbi vendin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll