Aktualitet

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Menjëherë pas njoftimit auroritete italiane kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

20 Qershor 2024, 19:40 Nga E. D
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari
fotot ilustruese

ITALI- Një 34-vjeçar shqiptarë është plagosur me thikë në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Bëhet me dije se i riu shqiptarë është goditur nga një italian me thikë kuzhin me një teh 17 cm në anën e majtë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Mediat italiane bëjnë të ditur se policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja.

Menjëherë pas njoftimit auroritete italiane kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë. Ndërsa shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni.

itali plagoset shqiptari

Sondazh

Poll