Politike

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu", Mitsotakis: Dua të lirohet Beleri! Dëshira ime, të betohet në Strasburg

Ai ka folur me një gjuhë të ashpër për udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut për të cilët tha se nuk mund të vazhdohet kështu.

20 Qershor 2024, 22:47 Nga M.B
“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu", Mitsotakis: Dua
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis

GREQIA- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se dëshira e tij është që Fredi Beleri të shkojë të bëjë betimin në Strasburg më 16 korrik dhe të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Në një intervistë për radion "Realnews", teksa u pyet për Shqipërinë dhe çështjen Beleri, Mitsotakis tha se janë në pritje të një vendimi përfundimtar të gjykatës duke shtuar se në çdo rast, Beleri do të jetë i lirë në shtator.

Ai ka folur me një gjuhë të ashpër për udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut për të cilët tha se nuk mund të vazhdohet kështu.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që nga momenti kur merr detyrën do të gjendet në një pozitë shumë të pakëndshme nëse këmbëngul në këtë retorikë, kur takohemi në NATO, në kuadër të Samitit për 75 vjetorin e Aleancës.

Sigurisht që do ta ngre këtë çështje atje dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje. Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën në një çështje të tillë. Sepse nëse vendi do të kishte kërkuar një emër të dyfishtë, kjo çështje do të ishte mbyllur shumë vite më parë.

Shkupi iu bashkua NATO-s pikërisht përmes një marrëveshjeje, me problemet e saj, e cila megjithatë siguroi një emër mbi të gjitha. Dhe nëse kjo vihet në pikëpyetje, atëherë Maqedonia e Veriut duhet ta dijë se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj brenda NATO-s dhe me Bashkimin Evropian, nga i cili pret në një moment të bëhet anëtar”, ka thënë Mitsotakis.

fredi beleri

Sondazh

Poll