20 Qershor 2024, 21:39
Nga M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot është ndarë nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Meta tha në një intervistë për Syri Tv se punët në familjen e tyre ishin ndarë dhe me llogaritë ekonomike dhe lëvizjet financiare, merrej Monika Kryemadhi, pasi ai nuk kishte kohë për këto detyrime. I pyetur se nëse mendoni se Kryemadhi është e pafajshme, pse po kërkon divorcin, Meta ka dhënë arsyet e tij.
Ai ka shtuar se çështja e mandateve ka qenë një krisje shumë e madhe mes tyre. Meta tha se çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar.
"E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit, më ka thënë se, kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar.
Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha. Pas zgjedhjes time të sforcuar si president, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën.
Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës. Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë", tha Meta.
ilir meta monika kryemadhi
Politike
20 Qershor 2024, 21:30
M.B
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se SPAK kontrollohet nga njeriu i Kryeminis...
Politike
20 Qershor 2024, 21:00
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fort&eum...
Politike
20 Qershor 2024, 20:47
M.B
Alastair King-Smith
TIRANA- Në fjalimin e tij për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Karl i Tretë që u zhvillua në Tiran&eum...
Politike
20 Qershor 2024, 20:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjene e sotme para mbështetësve pshtë...
Politike
20 Qershor 2024, 20:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon dhe sfidon qytetin e qytetar&eum...
Politike
20 Qershor 2024, 20:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm përpara mbështetë...
Politike
20 Qershor 2024, 20:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për protestën e ditës së nesërme të opoz...
Politike
20 Qershor 2024, 19:51
M.B
Genci Gjonçaj
TIRANA- Raporti i Gjonçajt, i publikuar të enjten nga Kuvendi ka kualifikuar vetëm dy emra për 2 ...
Politike
20 Qershor 2024, 18:37
M.B
Tryeza e donatorëve mbi sigurinë dhe rendit publik
TIRANA- Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amer...
Politike
20 Qershor 2024, 22:02
I.A
Ilir meta
TIRANË- Në vazhdën e akuzave për SPAK, të cilën e konsideron një organizatë karagjoze, Ilir Meta, ka...