Politike

Ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles III, Ambasadori britanik në Tiranë: Mes vendeve kemi një partneritet të gjerë që po lulëzon

Ai tha se në arenën ndërkombëtare Mbretëria e Bashkuar përshendet mënyrën se si Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. 

20 Qershor 2024, 20:47 Nga M.B
Ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles III, Ambasadori britanik në
Alastair King-Smith

TIRANA- Në fjalimin e tij për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Karl i Tretë që u zhvillua në Tiranë sot, Ambasadori britanik, Alastair King-Smith foli për miqësinë e gjerë dhe të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ambasadori tha se mes vendeve kemi tashmë një partneritet të gjerë që po lulëzon.

King-Smith shtoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ai tha se në arenën ndërkombëtare Mbretëria e Bashkuar përshendet mënyrën se si Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. 
 
Pjesë nga fjala e Ambasadorit:

Si ambasador britanik, unë vendosa të farkëtoj marrëdhënien më të fortë të mundshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ashtu siç edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron tha kur ai vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar, ne kemi tashmë një partneritet të gjerë që po lulëzon. Një partneritet për sigurinë. Një partneritet për mbrojtjen. Një partneritet të zhvillimit ekonomik dhe tregtar. Një partneritet për drejtësinë. Dhe kjo është bërë e mundur si rrjedhojë e miqësisë sonë dhe punës suaj të palodhur.Tani, vende të tjera duan të mësojnë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar....

Të premten, isha në Kukës dhe javën e ardhshme do të jem në Shkodër, për të parë se si investimet tona në veri kanë krijuar vende pune dhe aftësimin e të rinjve. Duke u dhënë atyre një shans për të jetuar, studiuar, punuar dhe për të krijuar familjet e tyre këtu. Është vërtetë frymëzuese të dëgjosh ëndrrat e tyre për të ardhmen, nëse vetëm ndihmon për t’i bërë ato realitet. Ju lutem vazhdoni të bashkoni forcat me ne për t’i bërë këto iniciativa të suksesshme. Mbretëria e Bashkuar është një partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë...

Në arenën ndërkombëtare ne përshendesim si Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve tanë më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. Ky guxim vlerësohet shumë. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për ju, si në aspektin e sigurisë ashtu dhe atë ekonomik...

Por ndërsa gjithashtu ekzistojnë shumë kërcënime të jashtme, sfida më e madhe e Shqipërisë, ndërsa vazhdon në rrugën e saj euro-atlantike, me shumë gjasa vjen së brendshmi. Në vitet e ardhshëm, Shqipëria do ta përmbushë potencialin e saj të plotë vetëm nese ju merrni pjesë në një përpjekje të përbashkët për të çrrënjosur korrupsionin, për të forcuar institucionet tuaja demokratike dhe për t’i nxjerrë kriminelet para ligjit.

alastair king-smith

Sondazh

Poll