Bota

SHBA i siguron Ukrainës raketa të sapo prodhuara të tipit Patriot dhe NASAMS

Ai tha se dërgesat e planifikuara për Tajvanin dhe Izraelin nuk do të ndikohen nga kjo lëvizje dhe se vendet e tjera që prisnin dërgesat e ishin gjerësisht mbështetëse kur u informuan për vendimin e Washingtonit.

20 Qershor 2024, 21:19 Nga E. D
SHBA i siguron Ukrainës raketa të sapo prodhuara të tipit Patriot
fotot ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do t’i japë përparësi dërgimit në Ukrainë të raketave të fuqishme të mbrojtjes nga ajri, pasi një seri sulmesh ruse me raketa dhe dronë dëmtuan objekte energjetike në të gjithë Ukrainën.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare John Kirby theksoi se qindra raketa të sapo prodhuara të tipit Patriot dhe NASAMS që përdoren për mbrojtjen tokë e ajër do të dërgohen në Ukrainë përpara vendeve të tjera që i kanë porositur ato. Ai tha se dërgesat e planifikuara për Tajvanin dhe Izraelin nuk do të ndikohen nga kjo lëvizje dhe se vendet e tjera që prisnin dërgesat e ishin gjerësisht mbështetëse kur u informuan për vendimin e Washingtonit.

“Natyrisht që nevojitet më shumë dhe nevojitet tani. Pra, si rezultat, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm për t’u dhënë përparësi dërgesave në Ukrainë të raketave Patriot dhe NASAMS”, tha Kirby për gazetarët gjatë një konference telefonike. 

Një sulm rus masiv me raketa dhe dronë gjatë natës dëmtoi objekte energjetike në të gjithë Ukrainën, një ditë pasi vendi njoftoi ndërprerje të energjisë elektrike për shkaqe të lidhura me luftën.

lufta ukraine-rusi john kirby

Sondazh

Poll