Bota

FOTO/ Shkencëtarët rindërtojnë kafkën më të vjetër në botë, zbulohet se si dukej njeriu i parë Homo sapiens

Shkencëtarët rindërtuan kafkën më të vjetër të njohur Homo sapien të gjetur në Marok, së cilës i mungonte nofulla e poshtme kur u zbulua në vitin 2017.

20 Qershor 2024, 20:43 Nga S.B
FOTO/ Shkencëtarët rindërtojnë kafkën më të
Homo sapiens

BRAZIL- Fytyra e njeriut të parë është zbuluar 300,000 vjet pas vdekjes së tij. Shkencëtarët rindërtuan kafkën më të vjetër të njohur Homo sapien të gjetur në Marok, së cilës i mungonte nofulla e poshtme kur u zbulua në vitin 2017.

Kafka e lashtë vërtetoi se Homo sapiens u shfaq 100,000 vjet më herët se sa mendohej dhe migroi jashtë Afrikës përpara se të sugjeronin provat e mëparshme. Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes përfundoi rekreacionin pasi mori të dhëna nga studiuesit në Institutin Max Planck.

FOTO/ Shkencëtarët rindërtojnë kafkën më të
Homo sapiens

Megjithatë, gjinia e vërtetë e individit është e panjohur për shkak të mungesës së kockave të legenit. Kafka u zbulua nga studiuesit në Institutin Max Planck, duke e gjetur atë së bashku me veglat prej guri dhe kockat e kafshëve në Jebel Irhoud.

FOTO/ Shkencëtarët rindërtojnë kafkën më të
Homo sapiens

Profesori Jean-Jacques Hublin, i cili udhëhoqi studimin, tha: Ne menduam se ekzistonte një djep i njerëzimit 200,000 vjet më parë në Afrikën Lindore, por të dhënat tona të reja tregojnë se Homo sapiens u përhap në të gjithë kontinentin afrikan rreth 300,000 vjet më parë.

kafka homo sapiens

Sondazh

Poll