Art&Argëtim

VIDEO/ Kylie Jenner shpërthen në lot, kujton komentet negative mbi paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris

Disa fansa kanë komentuar se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë në fotot e paedituara të realizuara në Javën e Modës në Paris në janar.

20 Qershor 2024, 15:54 Nga S.B
VIDEO/ Kylie Jenner shpërthen në lot, kujton komentet negative mbi
Kylie Jenner

SHBA- Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Kylie Jenner shpërtheu në lot në një episod të fundit të serialit 'The Kardashians' pasi adresoi komentet negative që merr shpesh nga ndjekësit. Disa fansa kanë komentuar se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë në fotot e paedituara të realizuara në Javën e Modës në Paris në janar.

Fotot e 26-vjeçares u bënë virale në fillim të këtij viti dhe në një bisedë me motrën e saj Kendall, ajo foli hapur për njerëzit që talleshin me fytyrën dhe ndërhyrjet kirurgjikale të saj. Kylie shpërtheu në lot ndërsa e motra u përpoq ta ngushëllonte.

VIDEO/ Kylie Jenner shpërthen në lot, kujton komentet negative mbi
Kylie Jenner

Në janar, personazhi televiziv eci në tapetin e kuq për një sfilatë në Javën e Modës në Paris dhe sytë e të gjithëve u “tërhoqën” nga fytyra e saj e ‘plakur’, siç u komentua në rrjetet sociale.

kylie jenner kendall jenner

Sondazh

Poll