Bota

FOTO/ Tregojnë besnikërinë mes vendeve, Kim i dhuron Putin dy "qen gjuetarë tigrash"

Putin mbërriti dje në shteti e izoluar diktatorial dhe u prit nga Kim në një shfaqje ekstravagante me tapet të kuq.

20 Qershor 2024, 16:35 Nga E. D
FOTO/ Tregojnë besnikërinë mes vendeve, Kim i dhuron Putin dy
pamje nga vendngjarja

KOREJA E VERIUT- Kim Jong-un gjatë vizitës së presidentit rus në Korenë e Veriut dhuruar i ka dhuruar shokut të tij Vladimir Putin dy qen gjuetie koreanë, të shartuar me ujk, për të treguar besnikërinë mes vendeve. Putin mbërriti dje në shteti e izoluar diktatorial dhe u prit nga Kim në një shfaqje ekstravagante me tapet të kuq. Diktatorët kanë krijuar një miqësi të afërt që tërheq shpesh vëmendjen e mediave perëndimore.

Siç raportohet 40 vjeçari i buzëqeshur Kim, i dhuroi me krenari 71 vjeçarit Putin qentë e racës së rrallë vendase Pungsan, me të cilët raportohet se dilet për gueti tigrash në Korenë e Veriut. Putin shihej që i shtrëngonte dorën i kënaqur Kim para se të merrte qentë e dhuruar, që ishin lidhur në një gardh të zbukuruar të bardhë. Video tregonte Putin që përkulej për të përkëdhelur një nga qentë, por tërhoqi shpejt dorën kur qeni tentoi ta lëpinte. 

Qentë e këtij tipi mund të jenë agresivë dhe kanë lindur nga ujq, por njihen për aftësitë e tyre të gjuetisë. Ata përdoren gjithashtu në gjuetinë e tigrave Amur në lindjen e largët ruse dhe në Korenë e Veriut. Më herët Putin raportohet se i kishte dhuruar Kim një limuzinë të blinduar ruse si ajo që përdor vetë lideri rus, teksa ishin filmuar së bashku duke drejtuar mjetin luksoz Aurus në Penian.

Putin raportohet e i dhuroi Kim një shpatë admirali dhe një komplet çaji. Dhuratat duket se janë garanci ose mirënjohje për votën e Penianit në favor të Moskës në Kombet e Bashkuara. Dyshja kanë pranuar të forcojnë asistencën ushtarake dhe atë ekonomike teksa Putin është zotuar të shtojë dërgesat ushqimore dhe të teknologjisë në Korenë e Veriut.

vladimir putin kim jong-un

Sondazh

Poll