Bota

"Nuk mund të vazhdojmë kështu"/ Mitsotakis drejtuar Shkupit: Do të keni probleme me NATO dhe BE, nuk mund të luani me Greqinë

Paralajmërimi i tij erdhi pas deklaratës së presidenten maqedonase, për përdorimin e emrit “Maqedoni”.

20 Qershor 2024, 15:33 Nga E. D
"Nuk mund të vazhdojmë kështu"/ Mitsotakis drejtuar
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë sërish një paralajmërim për Maqedoninë e Veriut për sa i takon të ardhmes së saj drejt rrugës europiane. Paralajmërimi i tij erdhi pas deklaratës së presidenten maqedonase, për përdorimin e emrit “Maqedoni”. Mitsotakis pohoi se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian. Kryeministri grek tha gjithashtu se Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, pohoi Mitsotakis. 

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll