Bota

“Duke e marrë parasysh përkeqësimin e gjendjes së sigurisë...", Rumania i dërgon Ukrainës kundërajror Patriot

Derisa Kievi po bën thirrje për më shumë kundërajrorë Patriotë, vendet e NATO-s kanë ngurruar t’ia japin të tillë, pasi duan ta mbrojnë hapësirën e vet ajrore.

20 Qershor 2024, 16:43 Nga M.B
“Duke e marrë parasysh përkeqësimin e gjendjes së
Një kundërajror Patriot i forcave rumune gjatë një stërvitjeje ushtarake në Konstanta, afër Detit të Zi, nëntor 2023.

UKRAINA- Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’ia dërgojë Ukrainës një kundërajror Patriot, pas kërkesës së Kievit për ndihmë në luftën e tij kundër forcave pushtuese të Rusisë.

“Duke e marrë parasysh përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Ukrainë... anëtarët e këshillit vendosën t’ia dhurojnë Ukrainës një sistem Patriot, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët”, tha Këshilli Suprem për Mbrojtje Kombëtare i Rumanisë.

Donacioni u bë “me kusht që vendi ynë vazhdon bisedimet me aleatët, në veçanti me SHBA-në, për pranimin e një sistemi të ngjashëm apo barasvlershëm” për ta mbrojtur hapësirën tonë ajrore, thuhet në njoftim. Derisa Kievi po bën thirrje për më shumë kundërajrorë Patriotë, vendet e NATO-s kanë ngurruar t’ia japin të tillë, pasi duan ta mbrojnë hapësirën e vet ajrore.

Së voni, Gjermania njoftoi se do t’ia dërgojë Ukrainës kundërajrorin e tretë Patriot, derisa Shtetet e Bashkuara pritet t’ia dhurojnë një bateri të dytë Kievit, sipas mediave amerikane. Rumania e nënshkroi një marrëveshje në vlerë 4 miliardë dollarë për shtatë bateri Patriote me SHBA-në më 2017, që është marrëveshja më e madhe për mbrojtjen në historinë e saj.

Dy prej katër kundërajrorëve që i ka marrë deri tani, janë plotësisht funksionalë. Rumania i ka dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, por nuk ka pranuar të tregojë shkallën e mbështetjes, për shkaqe sigurie. Ajo është zotuar edhe t’i stërvitë pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16, në një qendër rajonale të përuruar në nëntor 2023./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll