Sport

Jose Mourinho i befasuar: “Shqipëria, surpriza e Euro 2024, kulmi i futbollit!"...

Performanca e Kombëtares shqiptare në ‘Euro 2024’ ka tërhequr edhe vëmendjen e Jose Mourinhos. “Surpriza e Europianit”, i cilëson tekniku i famshëm portugez, kuqezinjtë e Sylvinhos.

20 Qershor 2024, 16:11 Nga DOSJA
Jose Mourinho i befasuar: “Shqipëria, surpriza e Euro 2024, kulmi i

GJERMANI - Shqipëria zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Kroacisë, por në fund vetëm një pike, falë barazimit 2-2 nëpërmjet golit të Klaus Gjasulës në minutat shtesë.

Kombëtarja dominoi kroatët në pjesën dërrmuese të duelit në Hamburg, sfidë ku të mëdha janë pengjet sa u përket rasteve të shpërdoruara, por jo vetëm.

Gjithsesi, Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë fitoren në ndeshjen e 24 qershorit përballë Spanjës. Që do të sillte kualifikimin e çmendur në grupin më të fortë në Gjermani 2024.

Në një postim në rrjetet sociale, trajneri i ri i Fenerbahces, në Superligën turke, i cili ndjek lojën e portierit të tij Livakovic, që mbron portën e Kroacisë, nuk i kursen elozhet për Kombëtaren e gjithë shqiptarëve.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 20 Qershor 2024, 11:00

Jackpot i madh gati për Tuchel...

GJERMANI - Kjo çështje është diskutuar për Bayern Munich prej shumë kohësh. I shpallur largimi që në fillim, ai e...