Bota

Rohde për masat ndaj Kosovës: Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel! Tani është në dorën e shteteve anëtare

Rohde në një prononcim për median "Ekonomia Online" ka deklaruar se është në duar të shteteve anëtare së cili do të jetë vendim përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja. Ambasadori foli edhe vizitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

20 Qershor 2024, 10:10 Nga N.F
Rohde për masat ndaj Kosovës: Ky është një diskutim
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi është shprehur se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe gjithçka varet tani e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.

Rohde në një prononcim për median "Ekonomia Online" ka deklaruar se është në duar të shteteve anëtare së cili do të jetë vendim përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja. Ambasadori foli edhe vizitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi  i BE-së, për dialogun, ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, tha ai.

Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Bislimi, Lajçak u deklarua për media, ku tha se arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë ka qenë për të diskutuar rifokusimin në procesin e normalizimit dhe se çfarë hapa duhet të ndërmerren tutje. Më tej ai kishte theksuar se në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi diskutuan për përshpejtimin e Marrëveshjes Bazike, por edhe për çështjen e Planit të Rritjes.

 

jorn rohde kosova masat e be-se

Sondazh

Poll