Bota

Shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare, Irani dënon vendimin e Kanadasë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani në lidhje me këtë vendim të Kanadasë është shprehur se është një vendim i pamatur dhe një hap jokonvencional i motivuar politikisht.

20 Qershor 2024, 10:38 Nga N.F
Shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare, Irani dënon vendimin e
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e marrë nga Kanadaja për të shpallur grup terrorist Gardën Revolucionare të Republikës Islamike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani në lidhje me këtë vendim të Kanadasë është shprehur se është një vendim i pamatur dhe një hap jokonvencional i motivuar politikisht.

“Veprimi i Kanadasë nuk do të ketë asnjë efekt mbi legjitimitetin dhe fuqinë parandaluese të Gardës Revolucionare”, tha Kanaani.

Ky veprim do të nënkuptojë që mijëra zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane, duke përfshirë zyrtarë të lartë të IRGC, do të ndalohen të hyjnë në Kanada. IRGC është një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Vlerësohet të ketë më shumë se 190,000 personel aktiv me forcat e veta tokësore, marinën dhe forcat ajrore që mbikëqyrin armët strategjike të Iranit. IRGC ushtron ndikim diku tjetër në Lindjen e Mesme duke ofruar para, armë, teknologji, trajnime dhe këshilla për qeveritë aleate dhe grupet e armatosura përmes krahut të saj të fshehtë të operacioneve jashtë shtetit, Forca Quds (Jerusalem), sipas qeverisë.

iran kanasa garda revolucionare e iranit

Sondazh

Poll