Aktualitet

Tempulli 3/ Arrestohet 20-vjeçari në Fier, u kap me doza kanabisi gati për shitje

Mësohet se i riu u kap nga operacioni 'Tempulli 3'.

19 Qershor 2024, 16:48 Nga I.A
Tempulli 3/ Arrestohet 20-vjeçari në Fier, u kap me doza kanabisi
Policia

FIER- Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier ditën e sotme për shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu u kap nga operacioni 'Tempulli 3'. Ndërkohë që gjatë arrestimit iu gjetën disa doza kanabisi gati për shitje.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 3". Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: -R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tempulli 3

Sondazh

Poll