Bota

Dyshohet se u përfshi në sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, arrestohet një person në pikën e kontrollit në Bistricë

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani theksoi se i dyshuari me inicialet L.D u ndalua në një pikë të kontrollit në Bistricë.

20 Qershor 2024, 09:16 Nga N.F
 
Dyshohet se u përfshi në sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it
Pamjet

KOSOVË- Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshoeht se është përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në Zveçan. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani theksoi se i dyshuari me inicialet L.D u ndalua në një pikë të kontrollit në Bistricë.

“I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë të jugut dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, tha ai.

Më 29 maj 2023 nga sulmi i regjistruar u plagosën 93 ushtarë të KFOR-it, dhjetëra prej tyre rëndë. Plagosja e ushtarëve erdhi pas tensioneve nga protestuesit serbë për shkak të pakënaqësive për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të po këtij viti.

kosove arrestim kfor

Sondazh

Poll