Bota

Putin vijon turin në Azi, pas vizitës në Korenë e Veriut mbërrin në Vietnam

Siç raportohet avioni i Putinit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Hanoi, ku u përshëndet nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha.

19 Qershor 2024, 22:50 Nga E. D
Putin vijon turin në Azi, pas vizitës në Korenë e Veriut
vladimir Putin

VIETNAM- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik me Kim Jong Un. Siç raportohet avioni i Putinit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Hanoi, ku u përshëndet nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha.

Kjo është vizita e parë e Vladimir Putin në Vietnam që nga viti 2017 dhe e pesta në përgjithësi në vendin e Azisë Juglindore. Vietnami, i cili po përpiqet të zbatojë të ashtuquajturën diplomaci bambuje një politikë e jashtme fleksibël me qëllimin përfundimtar të mbajtjes së marrëdhënieve të mira me fuqitë botërore, nuk dënoi pushtimin rus në Ukrainë.

vladimir putin

Sondazh

Poll