Bota

Lajçak pas qëndrimit në Beograd: Me Vuçiç u pajtuam për hapat e radhës në dialog

Gjithashtu Lajçak teksa ka ndarë pamje nga takimi me Vuçiç, thotë se me të u pajtua për hapat e ardhshëm në dialog.

19 Qershor 2024, 20:04 Nga E. D
Lajçak pas qëndrimit në Beograd: Me Vuçiç u
Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiç

BEOGRAD- I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd ka zhvilluar vizitë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu Lajçak teksa ka ndarë pamje nga takimi me Vuçiç, thotë se me të u pajtua për hapat e ardhshëm në dialog. Lajçak shkruan se me Vuçiç kishte në diskutim të hapur mbi gjendjen aktuale në dialog.

Lajçak fillimisht zhvilloi vizitë në Prishtinë, ai dje u takua me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nga ku tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke kujtuar se qasja në fondet e BE-së varet prej saj.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, shkruan Lajçak.

miroslav lajçak aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll