Politike

Tabaku pas seancës në Gjykatën Kushtetuese: Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Këto taksa kanë dëmtuar shtresën e mesme

Gjatë fjalës së saj Tabaku u shpreh se kjo betejë për profesionet e lira është një betejë e drejtë. Ajo shtoi se kjo betejë nuk bëhet thjesht për profesionet e lira që janë 30 mijë të tillë, por kundër një sistemi të korruptuar taksimi që favorizon një pakicë ndërsa diskriminon një shumicë që paguan taksat e larta edhe për pakicën.

19 Qershor 2024, 11:19 Nga N.F
Tabaku pas seancës në Gjykatën Kushtetuese: Beteja për
Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka postuar në llogarinë e saj në "Facebook" një video mesazh drejtuar shqiptarëve mbi rëndësinë e betejës së nisur nga grupi parlamentar PD për profesionet e lira. Ky videomesazh ka ardhur pas seancës së djeshme të mbajtur nhë Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë fjalës së saj Tabaku u shpreh se kjo betejë për profesionet e lira është një betejë e drejtë. Ajo shtoi se kjo betejë nuk bëhet thjesht për profesionet e lira që janë 30 mijë të tillë, por kundër një sistemi të korruptuar taksimi që favorizon një pakicë ndërsa diskriminon një shumicë që paguan taksat e larta edhe për pakicën.

Ajo shtoi se qeveria që ka ndryshuar 23 herë ligjin e taksave nuk mund të jetë një qeveri që promovon dhe mbështet punën, pasi sipas saj ndryshimet janë kryer për favore të qarta klienteliste.

Fjala e plotë:

Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Është një betejë për të mbrojtur punën, për të mbrojtur ata që me ndërshmëri paguajnë taksat. Në 10 vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave duke vendosur taksa jo të drejta, jo propocionale, taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qënë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën. Ndërkohë që nga ana tjetër ka lejuar abuzimin, informalitetin dhe ka lejuar ngritjen e një sistemi korrupt, i cili sot rezulton në pothuajse 11.000 biznese të mbyllura vetëm vitin e fundit.

169 Profesionet e Lira, me pothuajse 30.000 profesionistë, janë duke u përballur me këtë taksë anti-kushtetuese dhe të padrejtë. Një taksë e cila i diskriminon ato, i takson ato më shumë se çdo kategori tjetër 30-50%. Kjo është beteja që po bëjmë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: Për të mbrojtur punën, për t’i dhënë vlerë punës, për të mbrojtur shtresën e mesme!

jorida tabaku gjykata kushtetuese pd profesionet e lira

Sondazh

Poll