Politike

"Bashkë me taksën e Rrugës së Kombit", Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para

Berisha tha se mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin dhe se taksa ndaj tyre është një taksë antikombëtare.

18 Qershor 2024, 20:32 Nga M.B
"Bashkë me taksën e Rrugës së Kombit", Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Berisha tha se mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin dhe se taksa ndaj tyre është një taksë antikombëtare. Ai shtoi se PD garanton se ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin. Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen. Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.

Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre. Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët. PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit.

sali berisha

Sondazh

Poll