18 Qershor 2024, 11:05
Nga S.B
Wes Moore
SHBA- Guvernatori i Maryland ka falur më shumë se 175,000 njerëz të dënuar për vepra penale që lidhen me posedimin kanabisit. Wes Moore tha se urdhri i tij ekzekutiv shënoi faljen më gjithëpërfshirëse në nivel shtetëror në historinë amerikane dhe veprimin më të madh të tillë në historinë e kombit amerikan.
"Maryland do ta përdorë këtë moment për të korrigjuar shumë gabime historike" shtoi ai.
Kanabisi ka qenë i ligjshëm në Maryland për gati një vit, dhe më shumë se gjysma e të gjithë amerikanëve tani jetojnë në një shtet ku kanabisi është i ligjshëm. Qeveria federale po riklasifikon gjithashtu drogën dhe presidenti Joe Biden ka lëshuar dy herë falje masive për qytetarët amerikanë që përballen me akuza për posedim.
Moore, 45 vjeç, pjesë e Partisë Demokratike, tha se shteti kishte hapur një nga tregjet më të mira dhe më të drejta ligjore në vend që kur droga u legalizua në një referendum.
"Legalizimi nuk e kthen mbrapa kohën e dëmeve dekadash të shkaktuara nga lufta kundër drogës" tha ai të hënën në kapitolin e shtetit në Annapolis. "Ne nuk mund të festojmë përfitimet e legalizimit nëse nuk trajtojmë pasojat e kriminalizimit."
‘Falja’ do të zhbëjë çdo akuzë për posedim kanabisi të nivelit të ulët ose për kundërvajtje të regjistruar në dosjet elektronike të gjykatës së shtetit. Urdhri gjithashtu do të falë çdo akuzë të nivelit të ulët të mjeteve në lidhje me përdorimin ose posedimin e kanabisit - duke e bërë Marylandin shtetin e parë që fal vepra të tilla, sipas zyrtarëve shtetërorë.
Sipas Washington Post, dënimet e kaluara do të hiqen nga bazat e të dhënave të kontrollit të historisë kriminale brenda 10 muajve, por do të mbeten në dosjet publike të gjykatës nëse nuk ka një kërkesë për shlyerje.
wes moore maryland
Bota
18 Qershor 2024, 10:39
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Numri i armëve bërthamore operative u rrit përsëri vitin e kaluar. Kjo vjen nga raporti vjetor i Institu...
Bota
18 Qershor 2024, 09:26
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koro...
Bota
18 Qershor 2024, 08:29
N.F
Reliket
KINË- Një zbulim i madh, historikisht i rëndësishëm është bërë nga Agjencia e Trashëgim...
Bota
18 Qershor 2024, 08:11
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hënën se kush d...
Bota
18 Qershor 2024, 07:51
N.F
Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshirëse që do ...
Bota
18 Qershor 2024, 07:34
N.F
Kim Jong Un dhe Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin ve...
Bota
17 Qershor 2024, 22:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuar për thellimin e marrëdh&eu...
Bota
17 Qershor 2024, 22:41
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kanë konfiskuar 35.5 ton kokainë në atë që autoritetet thonë se ësht&e...
Bota
17 Qershor 2024, 22:47
M.B
Millosh Vuçeviç
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç tha në Athinë, pas më shumë se një ore ...
Bota
17 Qershor 2024, 21:51
E. D
Dennis Jones
AZI- Ulur mendueshëm në tryezë Matt mezi arrin të kujtojë ngjarjet e vrazhda të muajve të fundit. Ai thot&e...