Bota

Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar nga thellimi i marrëdhënieve të Rusisë dhe Koresë së Veriut

Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA ishte e shqetësuar nga lidhjet midis dy vendeve.

17 Qershor 2024, 22:51 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar nga thellimi i
foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuar për thellimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA ishte e shqetësuar nga lidhjet midis dy vendeve. Kjo vjen pasi të dy vendet konfirmuan se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet nesër.

Kirby tha se vizita dukej se ishte pjesë e një ofensive sharmi paszgjedhore nga Putin. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri një ftesë Putin gjatë një vizite në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar. Këshilltari i politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov tha se të dy krerët mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti gjatë vizitës që do të përfshijë çështje sigurie.

shba

Sondazh

Poll