Art&Argëtim

FOTOT/ Tony Awards 2024: Çfarë veshën yjet në tapetin blu?

Jack O'Brien dhe George C. Wolfe morën të dy Çmimin Special Tony 2024 për ‘Arritje të Përjetshme në Teatër’.

17 Qershor 2024, 12:26 Nga S.B
FOTOT/ Tony Awards 2024: Çfarë veshën yjet në tapetin blu?
Angelina Jolie

SHBA- Ditën e djeshme Ariana DeBose priti ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony në New York City. ‘The Outsiders’, që përfshin aktoren Angelina Jolie ndër producentët e saj, fitoi muzikalin më të mirë, plus yjet e ‘Merrily We Roll Along’, Jonathan Groff dhe Daniel Radcliffe morën fitoret e tyre të para në aktrim.

Jack O'Brien dhe George C. Wolfe morën të dy Çmimin Special Tony 2024 për ‘Arritje të Përjetshme në Teatër’. Për më tepër, Billy Porter u nderua me çmimin ‘Isabelle Stevenson Tony 2024’ në njohje të përkushtimit dhe kontributit të tij si aktivist dhe zëdhënës për komunitetet LGBTQ+.

Çmimet Tony 2024 u transmetuan drejtpërdrejt në CBS dhe Paramount+ nga Teatri David H. Koch i Lincoln Center në New York City. Si në çdo event filmik tjetër, ajo çka bie më shumë në sy janë edhe veshjet e yjeve botërorë.

Shfletoni galerinë për të parë më shumë fotografi.

tony awards tony 2024 angelina jolie

Sondazh

Poll