Art&Argëtim

VIDEO/ Humbja e kombëtares, tiktokeri italian "përhap panik" te bashkëkombasit e tij: Turizmi mjekësor nuk është më i mundur në Shqipëri!

Vitet e fundit shumë të huaj por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vijnë në Shqipëri për të kryer shërbime dentare ose mbjellje flokësh. Mesa duket Emiliano ka dashur të japë një mesazh se pas asaj humbje, Shqipëria do të mbyllë shërbimet ndaj italianëve, të huajve si shenjë hakmarrjeje.

16 Qershor 2024, 18:04 Nga N.F
VIDEO/ Humbja e kombëtares, tiktokeri italian "përhap panik"
Italiani

TIRANË- Emiliano është një shtetas italian i cili jeton prej vitesh në vendin tonë dhe është një digital creator. Në rrjetin e tij social në "TikTok" ai ka ndarë një video pas humbjes së kombëtares shqiptare ndaj Italisë. 

Në videon e tij Emiliano shprehet se zyrtarisht pas humbjes së djeshme në vendin tonë janë mbyllur të gjitha klinikat dentare dhe ato të mbjelljes së flokëvë.

"Zyrtarisht, në të gjitha mediat, pas humbjes se djeshme të Shqipërisë 2 me 1 ndaj Italisë na kanë vendosur embargo dhe kanë mbyllyr të gjitha klinikat dentare dhe ato për mbjelljen e flokëve në Shqipëri," dëgjohet ai në video.

Vitet e fundit shumë të huaj por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vijnë në Shqipëri për të kryer shërbime dentare ose mbjellje flokësh. Mesa duket Emiliano ka dashur të japë një mesazh se pas asaj humbjeje, Shqipëria do të mbyllë shërbimet ndaj italianëve dhe të huajve si shenjë hakmarrjeje.

Patjetër kjo video është në formë humori ndërsa shumë video në rrjete sociale janë bërë virale si ajo kur një shqiptar thyen makarona para italianëve. Nje gjetje nga ana e Emilianos për të përhapur pak panik për ata që duan të përkujdesen për veten por pak më lirë se në vendin e tyre. Ndërsa për ndjelksit e tij ky "lajm" ishte për të qeshur ndërsa e kanë shoqëruar me emoji. 

 

euro 2024 tiktoker ndeshja shqiperi-itali

Sondazh

Poll