Bota

VIDEO/ Motori përfshihet nga flakët, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Zelandën e Re

Gjithashtu pasagjerët që ishin brenda thanë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

17 Qershor 2024, 15:41 Nga E. D
VIDEO/ Motori përfshihet nga flakët, piloti detyrohet të
pamje nga vendngjarja

ZELANDA E RE- Piloti i një aeroplani të aviokompanisë Virgin Australia është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Invercargill të Zelandës së Re, pasi njëri prej motorëve u përfshi nga zjarri. Siç raportohet gjatë udhëtimit ka pasur probleme teknike në njërin nga motorët si pasojë e një zogu që më gjasë ishte futur në motor. 

Ndërsa motori tjetër është përfshirë nga flakët. Gjithashtu pasagjerët që ishin brenda thanë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme. Për fat të mirë, aeroplani ka aterruar pa ndonjë problem, vetëm 55 minuta pasi ishte ngritur në ajër. E dëshmitarët panë një Boeing 737 që fluturoi mbi kokat e tyre i cili nxirrte zjarr nga motori.

“Ishte si ferr, kishte zhurmë të madhe që vinte nga njëri prej motorëve dhe më pas zjarri që dilte jashtë. Ishte një zog i cili me gjasë ishte përplasur në motorin e fluturakes”, tha Nick Lambert, i cili gjendej në fluturake.

Sondazh

Poll