Bota

"Do t'i tregojmë botës arsenalin e armëve bërthamore"/ Kremlini reagon ndaj deklaratës së Stoltenberg: Përshkallëzon situatën

Stoltenberg tha më herët për se NATO është në bisedime për të zhvilluar më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe gati për tu përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina.

17 Qershor 2024, 15:26 Nga E. D
"Do t'i tregojmë botës arsenalin e armëve
 Dmitry Peskov

RUSI- Sekratari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë një paralajmërim të fortë duke thën se do i tregojmë botës arsenalin e armëve bërthamore. Nërsa Kremlini tha se këto komente përbëjnë një përshkallëzim të situatës. Stoltenberg tha më herët për se NATO është në bisedime për të zhvilluar më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe gati për tu përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komentet e Stoltenberg duket se kundërshtojnë komunikatën e përbashkët të Konferencës së Paqes në Ukrainë se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e luftës është i papranueshëm.

“Ky nuk është asgjë më shumë se një tjetër përshkallëzim i tensionit ,” tha Peskov duke komentuar deklaratat e Stoltenberg.

Rusia thotë se SHBA dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë komunitetin ndërkombëtar në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës miliarda dollarë armë, disa prej të cilave po përdoren kundër tokës ruse. Rusia dhe SHBA janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, duke zotëruar rreth 88% të arsenalit bërthamor të botës, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë. SHBA ka rreth 100 armë bërthamore jostrategjike B61 të vendosura në pesë vende evropiane, Itali, Gjermani, Turqi, Belgjikë dhe Holandë, sipas Buletinit të Shkencëtarëve Atomik. SHBA ka edhe 100 të tilla brenda kufijve të saj.

Rusia ka rreth 1558 koka bërthamore jostrategjike, megjithëse ekspertët e çarmatimit bërthamor thonë se është shumë e vështirë të thuhet saktësisht se sa për shkak të fshehtësisë. Lidhur me Konferencën e Paqes në Ukrainë të organizuar nga Zvicra, Peskov komentoi se ajo kishte rezultate të papërfillshme dhe tregoi se sa të kota janë bisedimet pa pjesëmarrjen e Rusisë.

“Rezultatet e konferencës janë pothuajse zero”, tha ai.

 dmitry peskov jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll