Bota

I gatshëm të përfshihet në hartimin e draftit të Asociacionit, Lista Serbe reagon ashpër ndaj Rashiç: Kush je ti? Ministër të zgjodhi Kurti, jo serbët!

Pas kësaj deklarate kanë reaguar nga Lista Serbe e cila është shprehur se Rashiç u bë ministër si zgjedhje e Albin Kurtit e jo e qytetarëve serbë. Lista Serbe më tej ka shtuar se Rashiç nuk ka legjitimitet të flasë për asociacionin.

17 Qershor 2024, 14:44 Nga N.F
I gatshëm të përfshihet në hartimin e draftit të
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç së fundmi është shprehur se është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas kësaj deklarate kanë reaguar nga Lista Serbe e cila është shprehur se Rashiç u bë ministër si zgjedhje e Albin Kurtit e jo e qytetarëve serbë. Lista Serbe më tej ka shtuar se Rashiç nuk ka legjitimitet të flasë për asociacionin.

“Kush je ti Nenad Rashiq? Kush votoi për ty? Në cilat zgjedhje? Kush ta dha autoritetin që të flasësh në emër të serbëve? Kush të beson ty? Kë përfaqëson? Interesave të kujt i shërben? Kujt i intereson mendimi yt kur ti je vetëmn porositësi i Kurtit dhe ti nuk do të jesh kurrë përfaqësues i qytetarëve serbë,” thuhet në reagim.

Sipas tyre një njeri si Rashiç nuk ka fytyrë e as nder, nuk i frikësohet zotit. Ata më tej në reagim shprehen se duan t’i kujtojmnë atij se në postin e ministrit ka ardhur si zgjedhje e Albin Kurtit, jo e popullit serb. 


“Prandaj duam t’i kujtojmë se në postin e ministrit ka ardhur si zgjedhje e Albin Kurtit, jo e popullit serb. Asnjë deputet nuk ka votuar asnjëherë për zgjedhjen e tij, që ishte obligim kushtetues. I rikujtojmë opinionit se serbët nuk i ka dhënë Rashiqit asnjë votë dhe se nuk ka asnjë deputet në parlamentin e Kosovës, që do të thotë se ai nuk ka absolutisht legjitimitet të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe apo qëndrimin e popullit serb, veçanërisht sepse ai është pjesë e një regjimi që bën gjithçka për serbët përkeqësohet çdo ditë.”

nenad rashiç lista serbe kosove

Sondazh

Poll