Bota

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës pas dorëheqjes së Gantz dhe Eisenkot 

Shpërberja e kabbinetit ka ardhur pas dorëheqjeve të Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot nga qeveria. Kryeministri izraelit tani do t'i kalojë disa nga çështjet për diskutim në kabinetin e politikave të sigurisë, ndërsa do të vazhdojë të marrë vendime të ndjeshme përmes një organi më të vogël këshillues.

17 Qershor 2024, 10:28 Nga N.F
Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës pas dorëheqjes së
Benjamin Netanyahu 


IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu po procedon për shpërbërjen e kabinetit të luftës të Izraelit. Kabinet i cili u krijua në mënyrë emergjente në tetor, pas sulmit nga Hamasi.

Shpërberja e kabbinetit ka ardhur pas dorëheqjeve të Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot nga qeveria. Kryeministri izraelit tani do t'i kalojë disa nga çështjet për diskutim në kabinetin e politikave të sigurisë, ndërsa do të vazhdojë të marrë vendime të ndjeshme përmes një organi më të vogël këshillues.

Ai pritet të përfshijë Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad, Ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, kreun e Asamblesë Kombëtare Jackie Hangeby dhe kryetarin e partisë Sas Arie Deri, i cili kishte një rol vëzhgues në kabinetin e luftës.

benjamin netanyahu  izrael

Sondazh

Poll