Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë/ Sherr masiv mes disa personave, të shtëna me armë zjarri dhe përplasje e dhunshme

Gjatë konfliktit një prej këtyre personave ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

17 Qershor 2024, 11:59 Nga I.A
Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë/ Sherr masiv mes
Policia

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë mes disa personave. Mësohet se 2 perspna janë konflikuar fizikisht me 4 persona të tjerë në ambientet e një objekti. Gjatë konfliktit një prej këtyre personave ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 makina, ndërkohë që policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 1 shotgun. Ende nuk dihet shkaku i sherrit masiv mes tyre, por të përfshirët në të tentuan që të fshehin ngjarjen nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambientet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

policia e tiranes

Sondazh

Poll