Aktualitet

U konfliktua me dy vëllezër në Velipojë për prona, ish-deputeti Tom Doshi procedohet penalisht

Mësohet se pjesë e këtij sherri ka qenë edhe ish-deputeti Tom Doshi. Policia ka bërë me dije se ai është proceduar penalisht për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

17 Qershor 2024, 07:36 Nga N.F
U konfliktua me dy vëllezër në Velipojë për prona,
Tom Doshi

VELIPOJË- Një sherr është regjistruar pasditen e djeshme në Velipojë ndërsa dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Mësohet se pjesë e këtij sherri ka qenë edhe ish-deputeti Tom Doshi. Policia ka bërë me dije se ai është proceduar penalisht për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Sipas njoftimit ish-deputeti ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla. Raportohet se pas sherrit 58-vjeçari P. Molla ka marrë dëmtine të lehta. Më tej policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  shtetasit  L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

velipoje tom doshi konflikt

Sondazh

Poll