Shiste lëndë narkotike në Durrës, kapet në flagrancë 30-vjeçari, tentoi të largohej me vrap kur pa policinë
Arrestimi DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arre...
Policia bën me dije se bllokimi i tyre ka ardhur pasi mjetet detare kanë shkelur perimetrin e sigurisë në det.
ZVËRNEC- Ditën e sotme janë bllokuar dy skafe në Palase dhe Zvërnec. Policia bën me dije se bllokimi i tyre ka ardhur pasi mjetet detare kanë shkelur perimetrin e sigurisë në det.
Më tëj në njoftim bëhet me dije se nga shkelja e perimetrit të sigurisë kanë vënë në rrezik pushuesit. Përveç bllokimit të mjeteve mësohet se janë gjobitur me nga 100,000 lekë të rinj drejtuesit e mjeteve lundruese.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë monitorimin e hapësirës detare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve në plazhet e vendit. Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec bllokohen dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Si rezultat i monitorimeve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan një tjetër mjet lundrues në plazhin e Zvërnecit, që shkeli perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ndëshkohet me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues.
Më herët, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
Arrestimi DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arre...
Vendi ku ndodhi sherri GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona pas një sherri të regjistruar ditën ...
Foto ilustruese KOLONJË- Një 33-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kolonjë. Sipas njoftimit të policisë...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ...
Tom Doshi VELIPOJË- Një sherr është regjistruar pasditen e djeshme në Velipojë ndërsa dyshohet se ka ndodhur pë...
Foto ilustruese TIRANË- Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030 ka qen...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publi...
Foto ilustruese TIRANË- Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Homazhet SHKODËR- Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot ...
Turistja TROPOJË- Një turiste franceze është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Vranës në Lekbibaj t&eu...