Bota

Harta e Kosovës e mbuluar me simbole serbe në stadium, Kadrijaj: E tmerrshme! UEFA ta dënojë Serbinë

Ndërkohë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i ka bërë thirrja ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagoj urgjentisht dhe t’i kërkoj UEFA-s të dënojë Serbinë për aktet destabilizuese e nacionaliste, pasi kanë shfaqur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoveniste serbe.

16 Qershor 2024, 22:40 Nga N.F
Harta e Kosovës e mbuluar me simbole serbe në stadium, Kadrijaj: E
Time Kadrijaj

KOSOVË- Serbia mbrëmjen e sotme po zhvillon ndeshjen e parë për këtë Europian ndërsa përballë ka Anglinë. Para ndeshjes së sotme janë regjistruar incidentë të ndryshme nga tifozët serbë ndër të cilat thirrjet se "Kosova është Serbi" nuk kanë munguar.

Ndërkohë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i ka bërë thirrja ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagoj urgjentisht dhe t’i kërkoj UEFA-s të dënojë Serbinë për aktet destabilizuese e nacionaliste, pasi kanë shfaqur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoveniste serbe.

Më tej ajo shprehet se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e kriminelit, siç e quan ajo ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviçin.

"E tmerrshme. Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq! Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymezuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!


I bëjmë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagoj urgjent, dhe të kërkoj nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të denoj Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoj më skena të tilla!" thuhet në reagim.

 

time kadrijaj kosova serbia uefa

Sondazh

Poll