Aktualitet

Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresoj që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për secilin nga ne

16 Qershor 2024, 07:28 Nga I.A
Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në bulevardin
Besimtare

TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Besimtarët u mblodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresoj që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për secilin nga ne. Në fjalën e tij, ai u shpreh se shpreson që të jemi më të dashur e miqësor me njëri-tjetrin.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë./Dosja.al

kurban bajrami

Sondazh

Poll