Aktualitet

Mjeti u dëmtua gjatë lundrimit, turistes britanike i rrezikohet jeta në Dhërmi

Turistja ndodhej në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbave’ në Gjipe.

15 Qershor 2024, 18:58 Nga I.A
Mjeti u dëmtua gjatë lundrimit, turistes britanike i rrezikohet jeta
Foto Ilustruese

DHËRMI- Një turiste britanike është shpëtuar ditën e sotme në plazhin e Dhermiut. Mësohet se turistja teksa po lundronte me një mjet kanoe, iu rrezikua jeta, pasi mjeti u dëmtua. Turistja ndodhej në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbave’ në Gjipe.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit. Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbave’, Gjipe, me mjetin lundrues tip ‘Kanoe’, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

policia kufitare

Sondazh

Poll