Aktualitet

"Shqiponjat po fluturojnë kudo"/ Polici gjerman për tifozët Shqiptarë: Dortmundi është kthyer kuqezi

Një efektiv gjerman është pyetur se çfarë mendon për tifozët shqiptarë që kanë 'pushtuar' Dortmundin.

15 Qershor 2024, 22:39 Nga I.A
"Shqiponjat po fluturojnë kudo"/ Polici gjerman për
Polici gjerman

GJERMANI- Tifozeria shqiptare në Dortmund ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Një efektiv gjerman është pyetur se çfarë mendon për tifozët shqiptarë që kanë 'pushtuar' Dortmundin. Sipas tij i gjithë qyteti është kthyer në kuqezi, ndërkohë që thekson se shqiponjat pofluturojnë kudo në Gjermani.

"Tifozët shqiptarë në Dortmund janë shumë të zhurmshëm me temperament të lartë dhe shumë simpatikë. Shqiptarët duan që Evropa t'i shoh këtu në Dortmund, jo se thotë policia. Kjo është euforia e tifozëve shqiptarë. Dortmundi është kthyer në kuqezi,shqiponjat po fluturojnë kudo.Tifozët shqiptarë janë aq shumë krenarë dhe aq shumë të dashur," tha ai.

@rtvklanofficial "Tifozeria shqiptare tregoi një anë tjetër për të gjithë", polici gjerman për tifozët shqiptarë: Qyteti është kthyer KuqeZi #tvklan #policigjerman #gjermani #dortmund ♬ original sound - RTV KLAN

shqiperi-itali

Sondazh

Poll