Bota

Osmani e takon homologun malazez në Zvicër: Diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes

Osmani ka njoftuar se në këtë takim kanë folur për rëndësinë e ruajtjes së aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.

15 Qershor 2024, 12:14 Nga M.B
Osmani e takon homologun malazez në Zvicër: Diskutuam për
Jakov Milatoviç dhe Vjosa Osmani

ZVICRA- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun nga Mali i Zi, Jakov Milatoviç gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër në kuadër të Samitit për paqen në Ukrainë. Osmani ka njoftuar se në këtë takim kanë folur për rëndësinë e ruajtjes së aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Osmani.

Samiti për Ukrainën do të mbahet me 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit dhe do t’i mbledh liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

vjosa osmani

Sondazh

Poll