Aktualitet

Ra në kontakt me korentin teksa punonte në portin e Portoromanos, humb jetën 35-vjeçari

Sipas informacioneve policore janë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

14 Qershor 2024, 21:45 Nga r.ll
Ra në kontakt me korentin teksa punonte në portin e Portoromanos, humb
Foto ilustruese

DURRË- Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 35 -vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur teksa i riu po punonte në portin e Portoromanos.

Sipas informacioneve policore janë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 35-vjecari ne durres porti i portoromanos

Sondazh

Poll