Politike

Rama-Prokurorisë: Identifikoni përgjegjësit, ndërtuesit s’do e kalojnë pa u lagur, s’do preken parametrat e buxhetit, l

3 Dhjetor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Rama-Prokurorisë: Identifikoni përgjegjësit, ndërtuesit

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje prokurorisë që identifikojë përgjegjësit, ndërtuesit, për ndërtimet që janë bërë janë standardeve. I prerë në fjalën e tij ai paralajmëroi se ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur dhe se kush ka falimentuar, të shesë shtëpinë për të bërë riparimet e pallateve që ka ndërtuar.

Sa i përketit buxhetit të 2020, kryeminsitri theksoi se me ndërtimet e reja në vend nuk do të preken parametrat kryesore të  tij. Ai u shpreh se qëllimi i Komitetit të Rindërtimit nuk është të godasë ekonominë e vendit por ta rrit atë. Rama tha se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB.

Në fjalën e tij ai bëri edhe premtimin e madh që në një plan afatgjatë do të rindërtohen 10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë  për të prekurit nga tërmeti. Skenari sipas tij është që në qytet e prekura të ndërtohen lagje të reja.

Sa i përket problemit të inereve Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private. Ai dha urdhër që intertet do të vendosen në zonën e Porto Romanos dhe në të do të punohet shumë, për t’u kthyer në një park.

Ai nuk u ndal së ironizuari kryetarët e bashkive, pasi u shpreh se për vitin ardhshëm nuk do të bëhet asnjë shpenzim për vetura dhe zyra.Kush është keq për vetura të gjejë një kalë“, tha Rama për kryetarët bashkive.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll