Bota

Të shtëna me armë në Prishtinë, në vendngjarje gjenden 19 gëzhoja, shpallet në kërkim i dyshuari

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë  sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Personi i dyshuar është në kërkim.

14 Qershor 2024, 10:10 Nga N.F
Të shtëna me armë në Prishtinë, në vendngjarje
Foto ilustruese

KOSOVË-Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë së Kosovës ku ka dhëne detaje të reja nga ngjarja. Sipas njoftimit të policisë është bërë e ditur se pas një konflikti mes disa personash njëri prej tyre ka marrë armën AK 47 dhe ka qëlluar me armë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë  sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Personi i dyshuar është në kërkim.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike”, thuhet në raport. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor.

kosove te shtena

Sondazh

Poll