Bota

“Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”/ Rohde reagon pas deklaratave të Hill: Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është për të dyja palët

Përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" Rohde rikujtoi erdhe një herë deklaratën e qartë të kancelarit gjetman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022. Në këtë deklaratë thuhet se duhet sa më parë zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët.

14 Qershor 2024, 09:32 Nga N.F
“Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të Ambasadorit të SHBA në Beograd, Chris Hill, i cili ka thënë se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE. Përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" Rohde rikujtoi erdhe një herë deklaratën e qartë të kancelarit gjetman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022. Në këtë deklaratë thuhet se duhet sa më parë zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjetman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde.

Me këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz i cili kishte deklaruar se marrëveshja duhet që përfundimisht ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së.

jorn rohde kosova serbia christopher hill

Sondazh

Poll