Politike

"Rikthimi i vulës, vendim që mbron pluralizmin në Shqipëri", Malltezi: Bashkimi i PD-së ka filluar, deputetët të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi

Vajza e liderit të opozitës e quajti rikthimin e vulës një vendim të drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri dhe e ka zgjuar PD-në për të pasur një rikthim të plotë dhe të shpejtë.

12 Qershor 2024, 21:54 Nga r.ll
"Rikthimi i vulës, vendim që mbron pluralizmin në
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se procesi i bashkimit të demokratëve ka filluar vrullshëm që prej ditës së djeshme, kur u dha edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila riktheu vulën dhe logon në Partinë Demokratike.

E ftuar në emisionin "ngA Kalaja" në Syri Tv, Malltezi i bëri thirrje deputetëve të cilët nuk janë bashkuar akoma me grupin parlamentar, që të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi.

"Deputetët që kanë ngelur te fraksioni i ‘vulës’ siç i ka ngelur, të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi, e kanë të hapur derën. Është një proces që ka fillur që ditën e djeshme dhe ka qënë shumë e vrullshme. Drejtues të degëve kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer. Ky është një proces që po ndodh sipas mekanizmave statutorë dhe ka për të vazhduar.", tha Malltezi.

Vajza e liderit të opozitës e quajti rikthimin e vulës një vendim të drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri dhe e ka zgjuar PD-në për të pasur një rikthim të plotë dhe të shpejtë.

"Një vendim i drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri. Të rejat janë pozitive. Deri tani duket si e konfirmuar pozitiviteti për sa i përket jetës. E kanë zgjuar dhe ka reaguar mirë. Shpresojmë se do të ketë një rikthim të plotë dhe të shpejtë.", u shpreh ajo

argita malltezi

Sondazh

Poll