Aktualitet

Vdekja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Mjekët zbardhin shkaqet: Kishte probleme me zemrën! Pas sherrit është stresuar dhe ka pësuar komplikacione

Mjekët kanë konstatuar se 20-vjeçari kishte pasur probleme me zemrën dhë për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

13 Qershor 2024, 10:17 Nga N.F
Vdekja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Mjekët zbardhin
Orgito Lloci

GREQI- Detaje të reja jane zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të 20-vjeçarit shqiptar në Greqi. Mediat greke kanë raportuar se kanë dalë rezultatet e para që tregojnë shkaqet e vdekjes së Orgito Llocit. Sipas mjekëvë i riu nërroi jetë nga shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.

Mjekët kanë konstatuar se 20-vjeçari kishte pasur probleme me zemrën dhë për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Nga pamjet e publikuara duket i riu i cili ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Sipas  avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u dërguan mesditën e së mërkurës në prokurori dhe nuk përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari.

Ndërkohë sot 20-vjeçari do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Të afërmit dhe miqtë e tij do ti japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit që humbi jetën ende në rrethana të qarta. Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.

orgito lloci mjeke greqi vikitme

Sondazh

Poll