Aktualitet

Humbi jetën pas një sherri në Kretë, dalin pamjet nga momenti kur 20-vjeçari shqiptar bie në tokë pa ndjenja (VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri më pas mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

12 Qershor 2024, 18:36 Nga N.F
Humbi jetën pas një sherri në Kretë, dalin pamjet nga
Orgito Lloci

GREQI- Pamje të reja janë publikuar nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptarë që humbi jetën në rrethana të paqarta në Greqi. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Sipas raportimeve Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri më pas mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Sipas  avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari.

orgito lloci shqiptar viktime

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2024, 15:58 r.ll

Promovojmë figurat e kombit tonë

foto ilustruese TIRANË- Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të ci...