Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.-

13 Qershor 2024, 07:15 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustuese

TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.

Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit. Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 16 deri 30°C
në zonat e ulëta 17 deri 35°C
në zonat bregdetare 20 deri 33°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2024, 15:58 r.ll

Promovojmë figurat e kombit tonë

foto ilustruese TIRANË- Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të ci...