Aktualitet

Tentoi të largohej nga Vlora me pasaportë italiane false, kapet në Port 32-vjeçari nigerian

Më tej bëhet me dije se se letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

12 Qershor 2024, 16:06 Nga N.F
Tentoi të largohej nga Vlora me pasaportë italiane false, kapet
Foto ilustruese

VLORË-Një 32-vjeçar nigerian ka tentuar të dalë nga Shqipëria me një dokument identifikimi italian të falsifikuar. Mësohet se ai u ndalua nga policia në portin e Vlorës, ndërsa është proceduar penalisht.

Më tej bëhet me dije se se letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri. 32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar. Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2024, 15:58 r.ll

Promovojmë figurat e kombit tonë

foto ilustruese TIRANË- Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të ci...