Sport

‘Euro 2024’/ Francezi Clément Turpin do të gjykojë ndeshjen hapëse Gjermani-Skoci...

Arbitri francez, Clément Turpin, është caktuar për të drejtuar ndeshjen hapëse të ‘Euro 2024’, të premten (21:00) ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë.

12 Qershor 2024, 15:11 Nga DOSJA
‘Euro 2024’/ Francezi Clément Turpin do të gjykojë

GJERMANI - Arbitri francez Clément Turpin do të ketë nderin të gjykojë ndeshjen hapëse të ‘Euro 2024’, këtë të premte, mes Gjermanisë, vendit pritës dhe Skocisë (21:00). UEFA e zbuloi këtë të mërkurë në faqen e dedikuar për ndeshjen, e aksesueshme në faqen e saj të internetit.

Ai do të shoqërohet nga disa francezë. Nicolas Danos dhe Benjamin Pagès do të jenë ndihmës. Arbitri i katërt do të jetë François Letexier. Jérôme Brisard do të jetë përgjegjës për video asistencën, i rrethuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.

Në prill, UEFA zbuloi emrat e gjyqtarëve të përzgjedhur për kompeticionin evropian. Arbitri 42-vjeçar do të përjetojë pjesëmarrjen e tretë si arbitri kryesor, ndërsa Letexier do të përjetojë euron e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2024, 13:00

Një klub kujtohet për Alexis Sanchez...

FRANCE - Pasi kaloi nga Olympique Marseille te Interi, Alexis Sanchez më në fund u kthye te kampionët e Serisë A këtë sezon. Por s...