Sport

“Euro 2024”/ Pas Frenkie De Jong, gati edhe goditja e dytë e madhe për Holandën…

Kundërshtari i Francës në fazën e grupeve, Holanda mund të humbasë një lojtar të dytë pas Frenkie De Jong.

11 Qershor 2024, 12:00 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Pas Frenkie De Jong, gati edhe goditja e dytë e

HOLANDE - Me defektet e tij të vogla (Tchouaméni, Coman, Rabiot, Mbappé...), skuadra franceze ka disa paqartësi, por në fund të fundit, ‘Blutë’ po ecin mjaft mirë në krahasim me finalistët e tjerë, dhe veçanërisht me ata në grupin e tyre, disa ditë para stratit të “Euro 2024”.

Ndërsa Polonia u drodh me dëmtimin e Robert Lewandowskit mbrëmë, gjë që apriori nuk do të ishte keq, Holanda tashmë ka humbur Frenkie De Jong, i cili nuk është rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi i kyçit të këmbës me Barçën, dhe i cili duhet të humbasë “Euro 2024”.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi një tjetër mesfushor është shqetësues për “Portokallinjtë”. Teun Koopmeiners, lojtari i Atalantas është viktimë e një dëmtimi të muskujve të ijeve. “Nuk është një shenjë e mirë. Ne do të bëjmë teste dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Ronald Koeman, trajneri i zhgënjyer i Holandës mbrëmë.

Gazetari Fabrizio Romano njofton se sot do të bëhen teste për të zbuluar saktësisht nëse do të ndodhë një tërheqje e dytë radhazi për të dëshpëruar më tej holandezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll