Bota

E rëndë në Itali/ Pasi e masakroi, 48-vjeçari shkon me trupin e pa jetë të gruas në polici

Ajo ishte e mbështjellë, teksa ishte e lidhur rreth qafës me një kabllo elektrike dhe me një rrip, teksa i dyshuar kryesor është 48-vjeccari

11 Qershor 2024, 15:57 Nga E. D
E rëndë në Itali/ Pasi e masakroi, 48-vjeçari shkon me
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48-vjeçar është shfaqur gjatë mesnatës në polici me trupin e gruas së tij. Bëhet me dije se ajo ishte një 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve te moshës dy dhe tre vjeç.

Siç raportohet trupi i saj u gjet në bagazhin e një fugoni. Ajo ishte e mbështjellë, teksa ishte e lidhur rreth qafës me një kabllo elektrike dhe me një rrip, teksa i dyshuar kryesor është 48-vjeccari.

Viktima, siç rezultoi nga hetimet fillestare, kishte nisur një procedurë pranë autoritetit gjyqësor të Innsbruck (Austri) për të marrë kujdestarinë parësore të dy fëmijëve të mitur dhe ushtrimin e të drejtave të vizitës. Ndërsa më 17 maj 2023, u vendos se fëmijët do të mbaheshin nën kujdestarinë e nënës dhe e drejta e babait për të vizituar.

itali viktime

Sondazh

Poll