Bota

"Ka filluar të dalë me fëmijët"/ Si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton?

Përgjigjia e Princit William kur, në 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë, një veteran pyeti nëse princesha "po bëhej më mirë" ishte pozitive duke bërë të ditur se Kate është shumë më mirë.

11 Qershor 2024, 14:03 Nga S.B
"Ka filluar të dalë me fëmijët"/ Si
Kate Middleton

MBRETËRI E BASHKUAR- Edhe pse Princesha e Uellsit, Kate Middleton vazhdon të përmbahet nga daljet publike një gazetare e cila ka vite që merret me familjen mbretërore, Katie Nicholl, përcolli një mesazh optimist për ecurinë e shëndetit të saj. 

"Ajo ka filluar t'i përgjigjet më mirë kimioterapisë parandaluese. Mendoj se në fillim ishte shumë e vështirë. Princesha është duke u kuruar ilaçe të forta” komenton gazetarja dhe shton: Kemi pasur raporte nga anëtarët e familjes mbretërore se Kate ka filluar të dalë dhe të lëvizë. Dimë se ajo del me fëmijët e saj. Kjo është një shenjë vërtetë pozitive.

Përgjigjia e Princit William kur, në 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë, një veteran pyeti nëse princesha "po bëhej më mirë" ishte pozitive duke bërë të ditur se Kate është shumë më mirë.

Duke komentuar deklaratën e Princit William, Nicholl tha se: është e pashmangshme që ai të pyetet për të, sepse ju prisni që familja mbretërore të jetë së bashku në ngjarje si kjo dhe mungesa e saj ndihet veçanërisht. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes. Kështu që Kate duhet ta kalojë këtë periudhë privatisht.

Por gazetarja beson se herët a vonë Princesha e Uellsit do të kthehet: Nga gjithçka që dëgjoj nga pallati, nga njerëzit afër saj, ajo është absolutisht e vendosur të vazhdojë aty ku e la, punën e mrekullueshme që bëri. Kjo na tregon se sa e nevojshme është për monarkinë. Monarkia ka nevojë për të dhe ne kemi nevojë që ajo të jetë më e mirë.

kate middleton

Sondazh

Poll