Bota

Rrëzohet aeroplani, zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë raportohen të vdekur

Qindra ushtarë, oficerë policie dhe roje pyjore po kërkonin aeroplanin pasi u zhduk gjatë fluturimit 45-minutësh nga Lilongwe në qytetin e Mzuzu.

11 Qershor 2024, 15:12 Nga E. D
Rrëzohet aeroplani, zëvendëspresidenti i Malavi dhe
pamje nga vendngjarja

AFRIK- Zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë kanë vdekur në një aksident aeroplani. Siç raportohet aeroplani me Saulos Chilima, gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ushtarak doli nga radari pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes.

Qindra ushtarë, oficerë policie dhe roje pyjore po kërkonin aeroplanin pasi u zhduk gjatë fluturimit 45-minutësh nga Lilongwe në qytetin e Mzuzu. Dhe ai u gjet i shkatërruar në një pjesë malore të pyllit Chikangawa, tha të martën presidenti i Malavi, Lazarus Chakwera.

 “Jam thellësisht i pikëlluar, më vjen keq t’ju informoj të gjithëve se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme. Ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur aeroplanin pranë një kodre… ata e kanë gjetur atë të shkatërruar plotësisht pa të mbijetuar” tha ai. 

Ai tha gjithashtu se kontrollorët e trafikut ajror i thanë aeroplanit të mos tentonte një ulje në aeroportin e Mzuzu për shkak të motit të keq dhe dukshmërisë së dobët. Pasi i kërkoi aeroplanit të kthehej pas Lilongwe, Chakwera tha se kontrolli i trafikut ajror humbi kontaktin me aeroplanin dhe ai u zhduk nga radarët.

Sondazh

Poll